Paskuqan/ Vret kunatën me dru në kokë, e përndiqte pas burgosjes së të vëllait
10/01/2020 15:13

Në shtëpinë me qira në Paskuqan, të Enkeleda Capokut, 39 vjeçe, e cila mbrëmjen e së enjtes u vra nga kunati i saj 34 vjeçar, Erdet Capoku. Ai ka hapur derën e shtëpisë me force, dhe personi i parë me të cilin është përballur ka qenë mamaja e Enkeledës, të cilën e ai e ka goditur, dhe me pas ka shkuar në dhomën ku Enkeleda flinte me të bijën e saj 18 vjeçare. Ai e ka goditur Enkeledën me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekjen në vend. Erdet Çapoku, autori i kësaj ngjarjeje u largua menjëherë pas krimit të rëndë që kreu, por mesditën e së premtes u arrestua nga policia në Tiranë, në zonën e Laprakës. Vrasësi 34 vjeçar, deri dy vite më parë, ka jetuar në shtëpinë e Enkeledës, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit prej shtatë vitesh ndodhet në burg. Por në një moment, Enkeleda vendos t’a largojë kunatin e saj nga shtëpia, dhe Erdeti del në një tjetër shtëpi me qira. Këtu dyshohet se lindën pikërisht edhe konfliktet pasi Erdeti i kërkonte Enkeledës, orendi dhe sende shtëpiake. Konflikte këto që shuhen pasi ai merr orenditë që kishte kërkuar. Por megjithatë, konfliktet duket se nuk u mbyllën me kaq. Erdeti fillon përndjekjen ndaj Enkeledës, duke i bërë foto të cilat ia çonte bashkëshortit të saj në burg. Kjo konfirmohet edhe nga kunati i Enkeledës, burri i motrës së saj. Pikërisht pas këtyre episodeve, Enkeleda, vendos që në muajin shtator të vitit të kaluar të bëjë denoncim në polici ndaj kunatit të saj për përndjekje, për të cilin familjarët ngrenë pretendimin se ka pasur urdhër mbrojtjeje. Por megjithatë burime të policisë bëjnë me dije së për Enkeledën nuk ishte dhënë një urdhër mbrojtjeje. Ndërkaq, sipas familjarëve Enkeleda, vazhdonte të ishte nën kërcënimet e Erdetit, kunatit të saj, i cili i kishte kërkuar viktimës të tërhiqte denoncimin në të kundërt do ta vriste. Akt të cilin e finalizoi mbrëmjen e së enjtes, në shtëpinë e viktimës. Enkeleda së bashku me të bijën e saj, punonin në një fabrikë këpucësh, për të siguruar jetesën e tyre, e po ashtu me to jetonte edhe nëna e tyre.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38