Kryeministri Edi Rama kryen një tur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës. Pas inspektimit të Lungomares, e cila ka ndryshuar tërësisht, ai ka parë edhe rrugën e re turistike. Me rrugën e re do të lehtësohet tërësisht trafiku që krijohet në sezonin veror. “Do të zgjidhë përfundimisht ngërçin e fluksit në trafik në qytet, sidomos në fluksin e sezonit turistik. Kemi pasur problem edhe këtë vit për shkak të pandemisë, por rruga ishte e domosdoshme. Kjo do t’i japë një vlerë të shtuar të gjithë kësaj zone, me përfundimin e këtij projekti të gjitha investimet do të marrin një vlerë të shtuar”, tha kryebashkiaku Gruma.