Një festë e çmendur ishte ajo që tifozët e Tiranës bën në rrugët e kryeqytetit menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi. Të mbledhur kryesisht te sheshi “Nëne Tereza”, tifozët festuan me fishekzjarre dhe brohorime dhe sigurish grumbull në një kohë që jemi në pandemi. Askush te skuadra e Tiranës nuk do ta mendonte në kulmin e një sezoni sfilitës dhe të gjymtuar nga pandemia, se titulli i shumëpritur kampion do të vinte përmes ekranit të vogël. Bardheblutë morën sigurinë matematikore për t’u ulur në fronin e futbollit shqiptar, dhe këtë e bënë pa luajtur fare, duke admiruar suksesin befasues të Vllaznisë 1-0 kundër Kukësit.