Pas Ardian Çopjas, RENEA arreston në Elbasan Ardi Çekani
30/03/2021 09:33

Pas arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan, policia ka njoftuar se ka vënë në pranga edhe Ardi Çekani, i cili ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Këtij person gjatë arrestimit i janë gjetur një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë. Elbasan- Operacioni policor i koduar “Krasta 2021” Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çopja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja. Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë. Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012. Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov. Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15