“Dallga” Macron nuk ndalet në Francë. Mbi një muaj pasi mori Presidencën, partia e tij “La Republique en Marche” triumfon edhe në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar më shumë se 30% të votave e mund të marrë 400 deri në 445 vende në Asamblenë Kombëtare 577-vendesh