Parku i Ri Fotovoltaik i Spitallës, Rama: 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm
19/11/2020 12:21

Parku i Ri Fotovoltaik i Spitallës, Rama: 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm Kryeministri Edi Rama ditën e sotme prezantoi Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit. Së shpejti do të fillojë puna për kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri. Rama theksoi se nga ky investim 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm. “Pas suksesit me ankandin për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ku së shpejti nis ndërtimi nga kompania franceze Voltalia, ky është një tjetër investim strategjik në sektorin energjetik shqiptar dhe njëkohësisht një investim madhor. Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri. Është pjesë e një mozaiku që jeton vizionin tonë për Durrësin e vitit 2030 dhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030 sepse në këtë zonë prej vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi, ku ka pasur hapësirë për ndërtime kaotike të atyre që gjatë dekadave kanë lëvizur nga zona të thella drejt qendrave të mëdha urbane, ndërkohë që me këtë park kemi bërë vetëm hapin e parë duke filluar nga lagjia e re, po aq mbresëlënëse sa edhe shkollat që po ndërtohen. T’i hapim rrugë transformimit të portit të vjetër me një port të madh turistik që do t’i japë Durrësit magnetin e fuqishëm për të tërhequr sa më shumë turistë dhe të ketë atë turizmin elitar dhe të jetë një pikë në Mesdhe. Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese e bllokuar disa procese të rëndësishme. Duhet të krijohet mundësia që 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm. Shpresoj që shumë shpejt të jemi përsëri këtu. Mozaikun e Shqipërisë ta kemi një realitet të plotësuar në këtë 10 vjeçar që kemi mbërrirë. Punët nuk fillojnë kur dalim në tv, nuk nisin kur bëhen publike por kur ideohen, konceptohen projektet, negociohet, është një punë përgatitore solide që do të na japë sukses”, tha Rama. Ai gjithashtu tregoi se Emiratet e Bashkuara Aarabe do të financojnë në ndërtimin e lagjes së re në Spitallë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. “Është dashur të frenohemi si rezultat i kushteve të reja nga pandemia, kemi konkluduar marrëveshjen me Emiratet për lagjen e re që do të financohet prej tyre në Spitallë dhe pallatet e reja që do bëhen në ato pika, po aty ku kanë qenë pallatet që u goditën më 26 nëntor”, tha Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41