Pandemia e Covid 19 është duke paralizuar qytete të mëdha dhe me ekonomi të konsoliduar në të gjithë botën ndërsa për qytetet e vogla shqiptare kjo situatë po kthehet në shkatërrim. Në një qytezë të vogël dhe të varfër si Cerriku bizneset hasin vështirësi në kohëra normale ndërsa tashmë mbijetesa e tyre është bërë e pamundur.