Papunësia në Shqipëri u rrit me 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, teksa krijimi i vendeve të punës në ekonomi është ngadalësuar ndjeshëm. Instituti i Statistikave raportoi se, në fund të 2018-s, shkalla zyrtare e papunësisë arriti në 12.3 për qind, nga 12.2 për qind që ishte një tremujor më parë.