Papa Françesku është mirëpritur sot nga presidenti iraken Barham Saleh në pallatin presidencial në Bagdad, në vizitën e parë të një kreu të Vatikanit në Irak. Papa ka nisur vizitën e tij historike në Irakun e shkatërruar nga lufta, duke sfiduar shqetësimet e sigurisë, për të vizituar një prej komuniteteve kristiane më të vjetra e më të vuajtura.