Pandemia përgjysmoi xhirot/ Baret dhe restorantet kërkojnë ndihmë: Kostot janë të larta
24/12/2020 15:43

Ditë më parë, Komiteti Teknik mori vendimin të ndryshonte orën policore. Nga sot, në orën 20:30, të gjithë duhet të jenë në banesat e tyre. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga baret dhe restorantet. Dorian Plaku, punon si menaxher i një lokali. Ai thotë që pandemia ka përgjysmuar xhiron ditore në këtë aktivitet, ndërsa masat e reja kufizuese do ta detyrojnë atë që të shkurtojë stafin. “Momentalisht unë kam 7 veta staf, që do të thotë se në orën 20:30 nuk kam pse ta mbaj në punë kamarierin, sepse mund të rri vetë tre orë. Njerëzit shkojnë në shtëpi në orën 5 sa të bëhen gati, shkon vonë, kështu që ata nuk do të dalin fare, për pasojë dhe unë nuk do të kem xhiro këtu në lokal”, sqaron Plaku. Sipas ekspertit të ekonomisë, Arbër Agalliu, qeveria duhet të përgjysmojë kostot e taksave që bizneset paguajnë në shtet. “Ajo që biznesi duhet të pretendojë sot nga qeveria është reduktimi i kostove që paguan në buxhetin e shtetit. Nëse ne do të bëjmë një kalkulim të thjeshtë të detyrimeve që një biznes ka, po marrim vetëm detyrimet fikse. Një bar kafe në zonën e Tiranës nëse do të fusim pagat, kontributet, qiranë, energjinë elektrike, ujin, tvsh-në, tatimin në burim do të ketë një kosto rreth 5 mln lekë të vjetra. Dhe që të mbulohen këto kosto, biznesi do të duhet të bëjë një xhiro prej 15 mln lekësh të vjetra”, shpreht Agalliu.

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49