Covid 19 ka sjellë ndryshim rrënjësor në sistemin shëndetësor. Tashmë përqendrimi më i madh është rreth pandemisë. Por si ka ndryshuar trajtimi i sëmundjeve të tjera? Mjeku neurolog Bujar Cakani thotë se shërbimi jepet i njëjtë por janë shtuar problemet e ankthit dhe panikut. Problemet neurologjike prekin kryesisht moshën e tretë. Por duket se ka një anë pozitive. Në kohën e pandemisë nuk ka shtim të rasteve.