Pandemia e vështirë për të moshuarit/ Finiq, kufizimet në kufi prekin edhe jetën e banorëve
09/10/2020 12:26

Për shkak se gati 70% e popullsisë së bashkisë së Finiqit është në moshën e pensionit, emergjencat janë pothuajse të përditshme në këtë bashki. Të moshuarit e vetmuar që jetojnë në zona të thella janë të shumtë dhe familjet me një anëtar të vetëm janë më shumë se 1700. Kufizimet për të kaluar kufirin me Greqinë kanë pamundësuar mbërritjen e më të rinjve në këtë territor kështu që prindërit dhe të moshuarit ngelen në kujdestari publike. “Që kur u prish sistemi fëmijët ikën që atë vit dhe më nuk erdhën. Ne jetojmë vetëm me një pension të ulët. Ka qenë e vështirë që të jetohet vetëm? Shumë e vështirë ka qenë. A keni nevoja shëndetësore? Merrni ilaçe? Nevoja shëndetësore kemi shumë.” “Unë kam sëmundje që para prishjes së sistemit. Kam probleme serioze zemre. Jemi kuruar të dy në Filat jashtë vendit dhe ilaçet i merrnim atje dhe vazhdojmë i marrim atje me mirëkuptimin e farmacive, çojmë dikë që na i sjell në shtëpi. Kur i prisni fëmijët? Kur mendon që do vijnë? Nuk do arrijmë ne ti presim.” “Ka emergjenca përditë? Mund të thuash përditë sepse është dhe kjo viroza që i përshpejton gjërat, duam, s’duam por na kanë shërbyer” “Djemtë janë të ikur, të larguar nga fshati, shikojnë të gjejnë punë se këtu nuk ka të ardhme” Bashkia e Finiqit morri vendimin që shërbimet sociale ti kthejë në një drejtori të posaçme për shkak të nevojave të veçanta që prezanton 70% e popullsisë së saj të moshuar. “Sot kishim një rast që çuam në spital një të moshuar të vetmuar, përsëri dje dhe pardje kishim raste që fëmijët e tyre i prisnin në anën greke të kufirit në Kakavije dhe ne bëmë të mundur transportin e të sëmurëve. Pothuajse kemi çdo ditë raste të tilla. Duke parë që kjo është një nevojë e banorëve të bashkisë sonë, zmadhuam zyrën e shërbimit social në drejtori duke shtuar dhe dy punonjëse të tjera sociale në mënyrë që t’ju ofrohet ndihmë të moshuarve në shtëpi. Rastet kur nuk munden infermieret e fshatit që t’ju çojnë ilaçet atëherë shkojnë punonjëset sociale dy herë ditën për të dhënë ilaçet. Tani me pandeminë kemi pasur raste të shtuara të shqetësimeve mendore nga ankthi dhe mërzitja nga vetmia. Kemi 1700 raste në bashki që janë pleq që jetojnë vetëm pasi ju ka vdekur bashkëshorti ose bashkëshortja.” Një emergjencë e prodhuar që prej muajve të parë të pandemisë duket se është zgjatur më tej për këtë bashki për shkak të specifikës ku shumë të moshuar të vetmuar nuk mund të marrin ndihmë nga familjet e tyre.

Top Channel/ Pamje ekskluzive nga Tel Avivi, raketa iraniane rrëzohet nga mbrojtja izraelite
03/03 11:42
Top News – Porositë e Ramës për socialistët. Pas ndryshimeve në Qeveri, takime të shtuara me bazën
03/03 11:38
Top News – Dhëmb për dhëmb! Irani mbyll Hormuzin / Do t’i vërë flakën anijeve, SHBA: Kanali i hapur
03/03 11:36
Top News – Kemi hyrë në erën bërthamore… / Franca do rrisë arsenalin, ombrellë për Evropën
03/03 11:33
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Trump paralajmëron-S’keni parë gjë akoma / ‘Vala e madhe’ po vjen mbi Iran, flet për CNN
03/03 11:25
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
Top News – Ekzekutimi i Ardian Nikulajt. Kërkohet burg përjetë për ‘killerin’ portugez
03/03 11:17
Top News – Kaosi me fluturimet. Mbyllja e hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme prek shqiptarët
03/03 10:51
Top Channel/ “Shqipëria në moment vendimtar”, ambasadori i OSBE: Zbatoni piketat e raportit të ODHIR
03/03 10:47
Top News – Hapet gara për pasuesin e Prodës. Kandidatët, një javë kohë për të dorëzuar dosjet
03/03 10:32
Top News – 11 ditë e bllokuar / Hapet rruga në Librazhd, edhe për kamionët
03/03 10:26
Top News-Luftën e bën SHBA,pasojat i vuan Europa.Ndikimi i konfliktit me Iranin në ekonominë globale
03/03 09:55
Top News – Trump kritikon Starmer. ‘I padobishëm, më ka zhgënjyer me qëndrimin e tij’
03/03 09:55
Top News-‘E njohim Teheranin me mirë se Jeruzalemi’.Mossad hakeroi kamerat e Ajatollahut
03/03 09:47
Top News-‘E njohim Teheranin me mirë se Jeruzalemi’.Mossad hakeroi kamerat e Ajatollahut
03/03 09:46
Top News – Rama mbledh Kryesinë e partisë pas ndryshimeve në Qeveri
03/03 09:44
Top News – SHBA e Izraeli zgjerojnë ofensivën. Amerikanët merren me Iranin, IDF me Hezbollahun
03/03 09:42
DIGITALB DIGITALB