E gjithë Italia tani është zonë e kuqe dhe vendi ka hyrë në ditën e parë me dyqane të mbyllura. Rregullat e reja u njoftuan mbrëmjen e të mërkurës nga kryeministri Giussepe Conte. Roma është zgjuar një qytet i shkretuar, me monumente pa turistë dhe rrugë të zbrazura. Shumë pak makina qarkullonin dhe mjetet e transportit publik, praktikisht bosh. Qepenat janë ulur kudo, edhe në lokalet historike të hapura më parë 24 orë në qytet.