Veshjet tradicionale, gatimet, kabaja dhe këngët e vallet myzeqare, u prezantuan në panairin “Guna me rrëké”, që u zhvillua në zonën e Semanit. Për të dytin vit, bashkia e Fierit organizoi këtë festë që i dedikohet veshjes tradicionale të zonës, e cila ka arritur të identifikohet si veshja që përfaqëson nga pikëpamja etno-kulturore, gjithë krahinën e Myzeqese.