Si çdo prag pashkësh në qytetin e Korçës u organizua Panairi i Poçerisë. Të punuara me baltë dhe qeramikë suvenirët e ndryshme simbol i festës së besimtarëve ortodoksë janë ekspozuar në këtë panair para katedrales “Ringjallja e Krishtit”, ndërsa në Pazarin e Vjetër të Korçës është organizuar edhe panairi i artizanatit.