Dy kalimtarë të rastit në qytetin e Durrësit janë plagosur rëndë pasi i ka zënë poshtë një palmë që ka rënë mbi trotuar. Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyll sytë! Palma ka rënë mbi trotuar duke zënë poshtë të dy qytetarët. Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin pranë sheshit “Azem Hajdari”.