Pak para vizitës në Korçë, Rama i jep porositë Peleshit: Në asnjë mënyrë grumbullime masive!
05/04/2021 10:59

Kryeministri Edi Rama ndalesën e radhës për fushatën elektorale e ka në qarkun e Korçës. Këtë e ka konfirmuar vetë ai, i cili ndërsa shkon në qytetin juglindor ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me kandidatin për deputet të PS-së, Niko Peleshi, i radhitur i gjashti në listë. Rama i ka kërkuar Peleshit që në mënyrë kategorike të mos lejojë grumbullimet masive, për të mos krijuar vatra infeksioni, pavarësisht faktit se militantët i kërkojnë të kundërtën. Po ashtu kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar edhe kundërshtarin politik, kryedemokratin Lulzim Basha, i cili pjesë të retorikës së tij politike përmend faktin se do të heq traun në “Rrugën e Kombit”. Diskutimi: Rama: Jo. Organizime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim në qafë. Kjo është tmerr i madh. Këta po i marrin njerëzit në qafë. Janë komplet të papërgjegjshëm. Më mbytën edhe mua pse nuk mblidhemi dhe ne të tregojmë forcën. Më mirë në grupe të vogla se komunikojmë drejtpërdrejtë. Po PD dhe LSI si janë? Peleshi: Ata vazhdojmë me stilin e vjetër. Me deklarata shpifje, sulme personale, për njerëz të ndryshëm. Por nuk duam të biem në atë batak. Rama: Ai tjetri thotë ne do të heqim traun. Tjetri andej do t’ju hapim rezervuarët. Po e pyet më. Unë rrugës jam. Shihemi atje.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40