Paditë e Ramës për shpifje/ Dy i ka fituar, 18 të tjera janë në proces me zyrtarë të opozitës dhe gazetarë
24/10/2019 19:43

Kryeministri Edi Rama rreth një vit më parë i shpalli luftë kulturës së deklaratave të pabazuara në fakte, konsideruar prej tij si shpifje. Top-Channel ka mësuar se deri më tani, kryeministri ka depozituar 20 padi civile në gjykatën e shkallës së parë, jo vetëm për politikanë, por edhe për dy drejtues emisionesh politike. Ndërkohë që 18 raste janë në proces shqyrtimi , 2 prej tyre janë fituar nga Edi Rama. Një status i ish deputetes demokrate Jorida Tabaku publikuar në Facebook më 25 Tetor 2018 me Titull “Kumarxhinjtë e Politikës” ripublikuar më pas në shumë media online, është çmuar nga gjykata si shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Zonja Tabaku është dënuar me 300.000 lekë gjobë dhe detyrimin e përgënjeshtrimit. Për këtë vendim ish deputetja Tabaku paralajmëroi apelimin duke theksuar se i qëndron deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë. Kryeministri Edi Rama ka fituar edhe një tjetër përballje për shpifje me ish ministrin e mbrojtjes Arben Imami, i cili u dënua me 100.000 lekë gjobë. Shefi i qeverisë nuk është i vetëm në këtë betejë me shpifjen. Numri dy i PS Taulant Balla, i ka fituar përballjet në gjykatë me kreun e PD Lulzim Basha, Shkelzen Berishën djalin e ish kryeministrit Berisha. Disa ditë më parë një tjetër ish deputete demokrate, Albana Vokshi u gjet fajtore për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj duke u dënuar me 100.000 lekë gjobë. Gjykata e konsideroi shpifje deklaratën e zonjës Vokshi që kishte bërë nga selia e PD se Erion Veliaj, po mbledh të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte. Kryebashkiaku Veliaj ka fituar gjithashtu edhe proceset gjyqësore për shpifje ndaj ish presidentit Bujar Nishani, dhe ish anëtarit të këshillit bashkiak Akil Kraja. Edhe ish ministria e arsimit Lindita Nikolla e fitoi përballjen për shpifje me ish deputetin demokrat Luciano Boci i cili u dënua me 50.000 lekë gjobë.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27