Pa maskë në publik e jashtë orarit, gjobiten 908 qytetarë gjatë 48 orëve
29/01/2021 13:37

908 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer masat anti-covid gjatë 48 orëve në vendin tonë. 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, kurse 10 të tjerë nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin janë ndëshkuar me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Kurse 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 908 shtetas që nuk i kanë zbatuar këto masa. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Top News – ‘Torta’ me tenderat e AKSHI-t. Daniel Shima, rrjet kompanish me paratë e korrupsionit
16/02 13:43
Top News – ‘Shqipëria në udhëkryq të rrezikshëm’. Berisha-Zgjidhja e vetme, largimi i Edi Ramës
16/02 13:42
Top News- Mori rrogën pa asnjë ditë në punë/ Punësimi i Muçi Shaljanit, pezullohet drejtori i AMP
16/02 12:55
Top News-Pastroi paratë e drogës në Elbasan/Ekstradohet nga Danimarka 38 vjeçari i dënuar për trafik
16/02 12:44
Top Channel/ Shërbime mjekësore në një godinë me myk e lagështirë për 15 mijë banorë në Fier
16/02 12:18
Top Channel/ Transporti, protestë në Vlorë për zhvendosjen e stacionit, paralajmërohet përshkallëzim
16/02 12:16
Top News – Peleshi cakton datën. Imuniteti i Ballukut, Këshilli mblidhet më 23 shkurt
16/02 11:55
Top News – ‘Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova’. Rama-Prokurorët, arrestime si ftesa dasme
16/02 11:53
Top News–Rama: SPAK bëri 40 kontrolle natën e Vitit të Ri, nuk u llogarit efekt i madh psikologjik
16/02 11:07
Top News – Rama flet për Ballukun: S’ka prokuror e gjykatës që na vë në diskutim vendimet
16/02 11:06
Top News – Rama kritikon drejtësinë: Askush s’duhet të mendojë se ka në dorë….
16/02 11:06
Top News – “Balluku më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”/Rama: E kam refuzuar sepse…
16/02 11:05
Top Channel/ Mes borës e panoramës mahnitëse të Sharrit, Brezovica bëhet destinacioni i dimrit
16/02 10:47
Top News – “Takimi me Ramën nuk ishte shpresëdhënës”. Banorët e prekur nga ‘TID’, kundër propozimeve
16/02 09:55
Top Channel/ Athina mbulohet me pluhur afrikan. Fenomeni është më i zakonshëm në verë
15/02 22:58
Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Trump: 5 mld dollarë nga bordi i paqes. Ky është zotimi i vendeve pjesëmarrëse
15/02 22:40
Top Channel/ SHBA “ruan” naftën e Venezuelës. Bllokon çisternën që merrte 1.9 mln fuçi nafte
15/02 22:20
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ Karnavalet në Shkodër, mbyllet festa tradicionale e qytetit, shiu nuk e ndali paradën
15/02 20:06
DIGITALB DIGITALB