Pa maskat mbrojtëse, 645 qytetarë të gjobitur. Një milion lekë gjobë edhe një lokali
20/11/2020 12:41

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 645 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Masë administrative 1.000.000 lekë, për 1 subjekt që nuk respektoi masat anticovid. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 645 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Top News- “Hajde hidhe vallen”, Dua Lipa merr pjesë në dasmë shqiptare, ‘e djeg’ duke kërcyer
27/09 21:47
Top Channel/ Bie zjarr në Ndërnenas, rrezikohen serat dhe stallat
27/09 21:43
Top News- Grabitësi futet në mes të natës në market! Thyen xhamin dhe grabit kasën, kapet nga kamera
27/09 21:15
Top News – Zjarr i madh në Ndërnenas të Libofshës, digjen tokat bujqësore të fermerëve
27/09 21:11
Top News- “Shqipëria në rrugën e duhur për BE”, Kos: Paratë vetëm për shtetet që zbatojnë reformat
27/09 20:50
Top Channel/ Hasi mbështet UÇK-në. Qindra qytetarë tubim pro ish-liderëve që u dënuan në Hagë
27/09 20:30
Top News – Kosova shet pak dhe blen shumë…Importet arrijnë në 5 miliardë euro vetëm në 8 muaj
27/09 20:30
Top News – Kurti merr letër nga kongresisti amerikan. Thirrje për marrëveshje për Presidentin e ri
27/09 20:15
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Paratë e huaja ndryshojnë drejtim. Austria kryeson investimet në Shqipëri
27/09 20:00
Top Channel/ Stalla ndot ujin në Libohovë. Një lagje kundër fermës me 50 lopë: Marrim ujë 10 km larg
27/09 19:57
Top Channel/ Të moshuarit që rrezikojnë shikimin: Shitëm shtëpinë, por prapë nuk ia dalim për ilaçe
27/09 19:56
Top Channel/ Infarkti nuk njeh moshë. Kardiologët ngrenë alarmin: 15% e rasteve, nën moshën 45 vjeç
27/09 19:54
Top Channel/ Rokadë ambasadorësh Denion Meidani shkon në Prishtinë, ndërsa Petrit Malaj në Shkup
27/09 19:45
Top Channel/ Rama: Vlora Hyseni të përballet me SPAK, përbaltja e SHISH, e papranueshme
27/09 19:38
Top News- “Çfarë po fsheh Rama”, Bardhi reagon pas mesazhit të kryeministrit për Vlora Hysenin
27/09 19:14
Top News – Hartohen planet e evakuimit / Shtetet e NATO-s përgatiten për një sulm rus
27/09 18:00
Top News – Do godasë luftanijet në Oqeanin Indian/ Irani kërcënon Trump, hakmarrje nëse rinis sulmet
27/09 18:00
Top News – Makinë me eksploziv në bazën britanike / Përdorej nga SHBA për të bombarduar Iranin
27/09 18:00
Top News – Macron do një mandat të tretë / ‘Nuk e përjashtoj mundësinë’, flet presidenti francez
27/09 18:00