Pa maska në publik, gjobiten me 3 mijë lekë 690 qytetarë
03/12/2020 15:47

690 qytetarë janë gjobitur ditën e sotme pasi nuk kishin maskën mbrojtëse në publik. Policia e Shtetit Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse. Ndëshkohen me nga 5.000.000 lekë, 2 shtetas që organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm. Masë administrative 1.000.000 lekë për administratorin e një subjekti që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 690 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid. Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Top News – Digjet kamioni në Vlorë. Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi
16/03 11:23
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 11:17
Top Channel/ Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, shpëton pa lëndime drejtuesi i mjetit
16/03 10:54
Top News – Zbardhet tritoli në Tiranë. Shtatë të arrestuar, porosia u dha nga burgu
16/03 10:43
Top News- Pronari i lokalit vret klientin/ Gjakovë, nga të shtënat u plagos dhe një person tjetër
16/03 10:41
Top News- Qëllonte me kallashnikov në fshat/ Arrestohet në Maliq 40-vjeçari, në pranga dhe një grek
16/03 10:39
Top News- Berisha shkon në SPAK, e presin qytetarë/ Zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
16/03 10:25
Top Channel/ Qëllonte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq
16/03 10:18
Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
DIGITALB DIGITALB