Ndërkohë policia ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duke nisur që në mëngjes me bllokimin e rrugëve kryesore. Të paktën 1500 efektivë pritet të jenë në terren, për të “blinduar”, ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, dy institucionet ku do të zhvillohet manifestimi.