OSBE zgjedh përfaqësuesin e medias/ Humb Ditmir Bushati, fiton kandidatja portugeze
03/12/2020 12:41

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i propozuari i kryeministrit Edi Rama për postin e përfaqësuesit të Lirisë së Medias në OSBE, pavarësisht një lobimi të fuqishëm, nuk ka mundur të zgjidhet në këtë post. Përballë tij, me pëlqimin e Edi Ramës ka triumfuar portugezja Teresa Ribeiro. Përpjekja për të marrë këtë post nga Ditmir Bushati nisi më 19 shtator të këtij viti, kur kryeministri Edi Rama, kryesues i OSBE-s bëri publik emrin e ish-ministrit për të zëvendësuar Harlem Désir. Gjatë gjithë këtyre muajve të fundit, zoti Bushati për shkak të pozicionit të tij si ish-ministër i Jashtëm, por dhe i dërguar i Posaçëm i Kreut të OSBE-së, zhvilloi një lobim shumë të madh dhe kishte marrë një mbështetje të konsiderueshme për pozicionin e përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias. Por nuk ka mundur të marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga 57 vendet anëtare për këtë post të rëndësishëm në OSBE, pas procesit të një seance dëgjimore nga ku Bushati shpalosi platformën e tij. Burime nga OSBE në lidhje me këtë proces thanë se nga 11 kandidatë për 4 pozicionet kyçe të OSCE-së, kryesia shqiptare më datë 29 nëntor ka propozuar vetëm 4 kandidatë, ku nuk ishte emri i Ditmir Bushatit. Do të jetë portugezja Teresa Ribeiro ajo e cila zëvendëson Harlem Désir si përfaqësues të Lirisë së Shtypit në OSBE. Diplomatja gjermane Helga Schmid ka marrë konsensusin për t’u emëruar sekretare e re e përgjithshme e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41