Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Orikum. Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh dhe si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.