Orët shtesë për mësuesit/ Ndarja e mësimit me turne ka zgjatur orët e punës në shkollë
13/10/2020 15:24

Ky vit shkollor pandemik ka bërë që mësimi të mos kryhet njësoj në të gjitha shkollat, në varësi të numrit të nxënësve që kanë dhe dëmtimeve prej tërmetit. Për të respektuar distancën 660 institucione arsimore zhvillojnë mësim me turne. E për këtë arsye mësuesit kanë një ngarkesë më të madhe mësimore, kryesisht në Tiranë Durrës dhe Krujë. “Pra nga 28 mijë arsimtarë në total, 14 mijë që i bie 50% prej tyre kanë kryer orë suplementare”. Ndarja e klasës në dy grupe si rrjedhojë sjell shpjegimin e lëndës dy herë nga i njëjti mësues, e në këtë mënyrë shton dhe orët mësimore dhe pagesën gjithashtu. “Maksimalisht një mësues mund të kryejë deri në 7 orë mësimore suplementare. Pagat e muajit shtator janë xhiruar këto ditë të para të tetorit, që vërteton çdo minutë është paguar dhe ka shkuar në llogaritë personale të mësuesve. Paga shtesë shkon 8 mijë deri 9 mijë në varësi të arsimit ku jep bazë apo të mesëm”. Mirëpo kjo ka qenë edhe zgjedhja e mësuesve, shpjegon Drejtoria e përgjithshme e arsimit, për të mos u zëvendësuar nga mësues të përkohshëm. “Në rast se do të ketë mësues që janë të pamundur për të bërë orët shtesë ose kërkojnë lehtësim për të bërë vetëm normën e tyre, atëherë ne do të përdorim nga organikat qe kemi rezervë për të mbuluar këto nevoja”. Ndërsa pagesa për orët e kujdestarisë nuk ka ndryshuar. “Pagesa për orët kujdestari është pjesë e normës mësimore ku llogaritet dhe ajo si pjesë e ngarkesës, i vetmi ndryshim nga ora e mësimit është që ora kujdestari nuk ndahet në dy orë 30 min për të përfituar atë 15 min. Pra është një gjë teknike”.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12