Ura e famshme, "Harbour Bridge", simbol i Sidneit dhe Opera House humbën në errësirë në 20:30 me orën lokale, pas fikjes së dritave, duke shënuar kësisoj "Orën e Tokës". Evenimenti u cilësua si veprimi më i madh vullnetar për mjedisin dhe është përhapur në 150 shtete.