Operacion italo-shqiptare droge/ Arrestohen 5 persona në Vlorë. Pjesë e rrjetit ndërkombëtar
09/03/2021 12:13

Policia e shtetit ka vënë në pranga 5 shtetas shqiptar të përfshirë në një operacion ndërkombëtar droge. Policia njofton se gjatë operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: Eriseld Nelaj, Albano Jazaj, Dionis Maskaj, Zigur Aliaj, Rezart Elmazaj, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i tyre është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “TIBUS”. Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani. Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana. Gjatë operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15