#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Tirana është kthyer këto ditë në kryeqendrën e programuesve të rinj, duke mirëpritur Olimpiadën Ballkanike të Informatikës 2026. Këtë herë, gara e mendjeve më të forta të Ballkanit zhvillohet pikërisht në Shqipëri! Të rinj nga 13 vende anëtare dhe 5 shtete të ftuara përballen në një garë ku nuk fitohet me muskuj, por me logjikë, algoritme dhe kod. Secili vend përfaqësohet nga deri në katër nxënës, të përzgjedhur mes më të mirëve të tij. Sfida? Probleme të vështira programimi që duhen zgjidhur brenda një kohe të kufizuar. Mes gjithë këtyre talenteve është edhe ekipi shqiptar, këtë herë me avantazhin e shtëpisë. Por çfarë presim nga të rinjtë tanë? A mund të na dhurojnë një medalje ballkanike, pikërisht në Tiranë? Të ftuar: Hati Bilibashi - Mentore IT- Robotike Gazetarë: Roland Spahiu