ODIHR: Do vëzhgojmë Elbasanin/ Vëzhguesit: Do jemi në zonat e nxehta ku ka aksion
19/03/2021 15:10

Urszula Gacek, do të udhëheqë grupin e vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. OSBE- ODIHR angazhohet për herë të 15-të në një proces zgjedhor në Shqipëri, ku incidentet parazgjedhore janë të pandashme. Këtë herë u shënuan më herët në Elbasan nga militantët e partive duke paralajmëruar një fushatë të nxehtë. Drejtuesja e misionit u tregua e kujdesshme për të mos dhënë një opinion paraprak, por foli për rreptësinë e monitorimit të ODIHR. Shitblerja e votës është një ndër fenomenet më problematike të konstatuara në raportet e përvitshme të misionit ndërkombëtar. Edhe këtë vit vëmendja e misionit do të jetë e madhe. Pandemia dhe ndryshimet ne ligjin zgjedhor janë dy risitë e këtyre zgjedhjeve duke marrë një vëmendje të posaçme. Drejtueses së misionit të ODIHR ju kërkua një mendim edhe për integritetin e kandidatëve, por zonja Gscek u tregua hermetike për këtë çështje. Misioni i vëzhguesve do të veprojë me një ekip prej 13 ekspertësh ndërkombëtar ndërkohë që do i bashkangjiten edhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të stacionohen në Shqipëri deri më 7 Maj. Ditën e zgjedhjeve është kërkuar një trupe prej 200 vëzhguesish, por për shkak të pandemisë numri këtë herë do të jetë më i reduktuar.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36