Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se është veçanërisht e shqetësuar nga situata e Covid 19, në Ballkan dhe në Europën Qendrore, duke e vënë theksin tek fakti që shtrimet në spital në rajon dhe niveli i vdekjeve janë ndër më të lartat në botë. Drejtuesi rajonal i OBSH për Europën theksoi se situata është më “akute” në zonat që kanë qenë të suksesshme “në kontrollin e sëmundjes gjatë muajve të parë të pandemisë”.