Në Shkodër, reshjet e shiut gjatë paradites ishin të jashtëzakonshme. Niveli i ujërave të lumit Buna u rrit duke futur nën ujë rrugët që të cojnë në fshatin Obot. Aq i lartë është niveli i ujit në rrugë sa ato nuk mund të kalohen as nga mjetet e rënda të ushtrisë.