Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit në Vlorë së bashku me policinë e shtetit kanë shembur një objekt pa leje pranë detit në Karaburun. Njoftimi i plotë: Vlorë – IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë shembur një objekt pa leje, i ngritur në breg të detit, në Karaburun, në pronësi të shtetasit B.B. Forcat e IKMT dhe DVP Vlorë kanë nisur punën për rrëzimin e ndërtimit në orët e para të mëngjesit, pas konstatimit se objekti 1-katësh me bazament betoni dhe kolona në ndërtim e sipër, ishte pa leje nga organet kompetente.