Nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse, 729 qytetarë të gjobitur
27/11/2020 12:56

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 729 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër/ Nderohet Tano Banushi me festivalin e humorit
22/11 15:20
Top Channel/ Kapet hajduti që shfrytëzon gratë/ Arrestohet në Durrës Arjan Rapi dhe një vajzë
22/11 15:20
Top Channel/ Kumbaro reagon për sulmet online/ “Liria e fjalës s’është pronë e profileve anonime”
22/11 15:12
Top Channel/ Kërcënon gruan me kallashnikov/ Libohovë, arrestohet pas dy orësh e gjysmë negociatash
22/11 15:08
Top News- Grabitje me dhunë dhe torturë! Kapen në Shkodër e Vorë dy të kërkuar nga Italia
22/11 15:07
Top Channel/ Protesta, procedohen 10 persona/ Policia gjobit edhe 13 qytetarë për incidentet
22/11 15:06
Top Channel/ Reagon pas përjashtimit Spiropali: Nuk gjunjëzohem, manipulatorët nuk më ndalin dot
22/11 15:05
Top Channel/ Të dënuar me burg në Itali për vjedhje dhe torturë, kapen në Shkodër dy shqiptarët
22/11 14:29
Top Channel/ ‘Keni miq kryeministrat por jo shqiptarët’, Rama gazetarit: Problemin e ke me kokën…
22/11 14:23
Top News- “Frikë për jetën time”/ Veliaj refuzon operimin në Fier, akuza Ramës: Si mund t’i besoj?
22/11 14:22
Top Channel/ Rama dhe Mickoski në Qafë-Thanë/ Inaugurohet sistemi kufitar One Stop Shop
22/11 14:00
Top News- Sistem i ri kontrolli në Qafë Thanë! Rama takon Mickoskin: Çojmë para edhe korridorin 8
22/11 13:58
Top Channel/ Kanosi bashkëshorten se do ta vriste, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
22/11 13:12
Top Channel/ Dita e alfabetit të gjuhës shqipe/ Rama: Nën hijeshinë e këtyre germave jeton kujtesa
22/11 12:40
Top Channel/ Lini turistik/ Mungojnë kanalizimet në fshatin e shpallur ansambël arkitektonik
22/11 12:21
Top Channel/ Fermerët ankohen për vajin/ Ka rënë çmimi, detyrohen ta shesin në fabrika pa leverdi
22/11 12:20
Top Channel/ Më pak tokë me grurë në Libofshë/ Sipërfaqja me grurë pritet të ulet me 10 deri në 15%
22/11 12:19
Top Channel/ Në shkollë pas 66 vitesh/ Një 85-vjeçar rikthehet në 70-vjetorin e gjimnazit të Kukësit
22/11 12:15
Top Channel/ Veliaj refuzon operacionin në Fier / Ishte planifikuar që ndërhyrja të kryhej nesër
22/11 12:12
Top Channel/ Kontrolli me një ndalesë drejt RMV/ Rama: Do shtrihet në të gjitha pikat kufitare
22/11 12:06