Nuk binden shoferët: Pezullohen 150 leje drejtimi. Ja çfarë rregullash u shkelën 72 orët e fundit
09/03/2021 17:01

Policia e Tiranës vijon kontrollet për të parandaluar ngjarjet me pasoja të rënda dhe gjatë 72 orëve të fndit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur. Ndërkohë janë pezulluar 150 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia bën apel që shoferët të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, të bëjnë kujdes dhe të shmangin sjelljen agresive. Njoftimi i plotë Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrolleve në akset rrugore të evidentuara me risk të lartë për shkak të ngjarjeve me pasoja të rënda, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet parandaluese dhe patrullimet me mjete të pauniformuara në rrugët dhe zonat më me rrezik në kryeqytet. Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë 72 orëve të fundit: Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti me leje drejtimi; Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor; Janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara; Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve; Janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; Janë proceduar administrativisht 126 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15