Emisioni “Exclusive” transmetuar për herë të parë më 16 Prill 2006, sjell historinë e festës së Ditës së Verës. Gazetarja Genta Popa udhëton në qytetin e Elbasanit, qytet që ka meritën e ruajtjes së traditës të festimit të Ditës së Verës. Së bashku me historinë e bukur të kësaj feste pagane, na tregohet dhe receta tradicionale e përgatitjes hap pas hapi e ballokumes, ushqimet dhe ritet e kësaj feste.