Nostalgji 22 Dhjetor 2020 – Krishlindje me fëmijet e ngujuar
22/12/2020 16:00

Emisioni Shqip i datës 23 dhjetor 2013 trajton temën “Krishtlindje me femijët e ngujuar”. Moderatorja Rudina Xhunga me disa nga të ftuarit e saj kanë shkuar në shtëpinë e një familje të ngujuar në vigjiljen e Krishtlindjeve. Femijët e familjes së ngujuar tregojnë jetën e tyre të përditshme dhe vështirësitë që kanë për shkak të zbatimit të kanunit në zonën e Dukagjinit. Personazhe të njohura të ekranit vizituan këtë familje, duke sjellë dhurata për fëmijët, por edhe ndihma për familjet e tjera që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes. Të ftuar në emision janë: Fëmijët e ngujuar Marsela, Marseli,Zefi,Përparimi,Luani,moderatorja Arbana Osmani,mësuesja Liliana Luani, Drejtori i policisë Shkodër Shaban Nexhi,aktorja Sindi Laçej,botuesja Arlinda Dudaj,gazetari Ardi Hoti.