Misteri mbi shëndetin e Vladimir Vladimirovich Putin sa vjen e shtohet, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së shtypit të Kremlinit për ta fashitur atë. Situata e tij të kujton atë të fillimit të viteve ’80, kur ishte vënë në dyshim gjendja e Leonid Brezhnev, i cili u mbajt në jetë nga mjekët deri në vitin 1982, kur u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.