Në këtë episod të Pushime on Top, do të ndiqni disa intervista të veçanta, me sipërmarrës që kanë krijuar biznese fantastike. Do të njiheni me historinë e bukur të suksesit prej më shumë se 2 dekadash të “Sofra kolonjare”, e gjithashtu me “Rrënjët” që sapo ka hapur dyert për të gjithë pushuesit. Nga Erseka plot histori, do të zhvendosemi në Orikum, shumë pranë Marinës së Jahteve, ku ju pret Safin Hotel & Spa, plot 117 dhoma që mjafton t’i vizitoni një herë të vetme dhe jemi të bindur se do të bëhet destinacioni juaj i preferuar. E së fundmi, një intervistë e veçantë me një nga çiftet më të këndshme dhe më të njohura të rrjeteve sociale. Xhesi dhe Albi, si është jeta e tyre pas kamerave dhe çfarë mund ta bëjë dashurinë e tyre të lëkundet? Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!