Njeriu i Trump dhe Top Channel, shifrat që trazuan politikën shqiptare dhe përmbysën pritshmëritë
25/06/2025 23:40

Sondazhet tashmë janë prej vitesh pjesë të pandashëm të fushatave elektorale në Shqipëri. Por ndërsa publikukërkon orientim, partitë politike shpesh i lexojnë me sy kritik, për të mos thënë selektiv. Pothuajse çdo parti e madhe bën sondazhet e veta, zakonisht të brendshme, për konsum të stafit elektoral dhe për orientimin e kandidaturave. Por të vetmet që shfaqen në publik janë ato të kontraktuara nga mediat. Dhe mes tyre, Top Channel ka sjellë jo pak herë surpriza në skenën elektorale. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Top Channel kontraktoi dy kompani të ndryshme për matjen e tendencave në qytetet kryesore. Në Shkodër, ndër të paktat herë, sondazhi i parashikoi fitoren Partisë Socialiste – një rezultat që të tjerët nuk e pritën, por që në fund u konfirmua në kutitë e votimit. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, sërish Top Channel investoi në një sondazh të thelluar. Sondazhi i realizuar nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 parashikoi se PS do të fitonte me 49.4% të votave, ndërsa PD do të siguronte 34.9%. Rezultati real në zgjedhjet e 11 majit, ishte se PS fitoi me 53.3% të votave dhe 83 mandate, ndërsa PD mori 32.9% të votave dhe 50 mandate. Ky ishte një parashikim i afërt me rezultatin real, me një diferencë prej 3.9 pikësh për PS-në dhe 2.1 pikësh për PD-në. Ky nivel saktësie është i konsiderueshëm për sondazhet politike, duke marrë parasysh kompleksitetin e matjeve dhe ndryshimet dinamike të opinionit publik. Por sondazhet nuk janë thjesht pasqyra të opinionit, janë gjithashtu mjet ndikimi, sidomos për votuesit e pavendosur. Por ndërsa besimi në to ndryshon nga një kamp politik në tjetrin, ndikimi që ato ushtrojnë mbi perceptimin publik është i padiskutueshëm. Në politikën shqiptare, edhe perceptimi është pushtet. Sa dalin sondazhet? Sa besojne partite te sondazhet? A ndikojne sondazhet tek orientimi i votes?

“Po na vjedhin të fortët”, akuzojnë pronarët e Zvërnecit! Luftë hibride nga Irani: Po sulmoheni!
08/06 23:32
Agjentura të huaja në protestë? Karamuço e Curri të ashpër: Pagesa dhe interesa të huaja në shesh
08/06 23:17
Curri analizon protestën: Organizatat e LGBT+ po hedhin lekë që të bëjnë protestën nga të majtët
08/06 23:13
“Nga Rusia, Italia e deri te Serbia”, Karamuço i ashpër: Shtatë fuqi të huaja në protestë, luftë kampesh amerikane
08/06 23:12
Paralajmërim i fortë nga Amerika: Spiunazh dhe sabotim, Irani me skenar kundër Shqipërisë!
08/06 22:54
“Irani do ta kthejë Shqipërinë në problem ndërkombëtar”, ish-agjenti i CIA: Mos lejoni të fusin duart në çështjet tuaja!
08/06 22:51
Paralajmërim i fortë nga Amerika: Spiunazh dhe sabotim, Irani me skenar kundër Shqipërisë!
08/06 22:45
Kujdes! Irani po vepron në Shqipëri, ka futur hundët”, ish-agjenti i CIA: Po bëhen gati për sulm…
08/06 22:44
Sulo përplaset me Bashën: Ti je i madh! U kërkon llogari banorëve, gjithë Shqipëria Ramës
08/06 22:22
Karamuço përplaset me pronarët: Pse nuk protestoni?! Banori: Do rrijmë gjithë jetën në gardhe?!
08/06 22:16
“Falsifaktori!”, banorët e Zvërnecit shpërthejnë kundër pronarit tjetër: Kemi 25 vite gjyqeve
08/06 22:10
Curri pyet troç banorët: Jeni pro apo kundër investimit?! Banori: Rama s’mori fshatarët tanë në takim
08/06 22:04
“SPAK të bënte zyrë për pronat”, Karamuço bën sugjerimin: Jemi grabitur historikisht nga pronat
08/06 22:03
“Kemi fituar gjyqin, Rama thotë ka pronar tjetër”, banori i Zvërnecit: Pse na rrethuan me gjemba?
08/06 22:01
“S’na japin certifikatë pronësie”, banorët e Zvërnecit ankohen: Na mbyllin dyert, SPAK të hetojë!
08/06 21:42
E vërteta e pronës/ Qytetari që u tërhoq zvarrë në Zvërnec: Na kanë vjedhur tokën e nënës! Ka mbivendosje…
08/06 21:39
“Më tërhoqën zvarrë sorrat e zeza”, qytetari në Zvërnec: U thashë jam në tokën time, kam dokumentin!
08/06 21:36
E kujt është toka në Zvërnec? Grida Duma flet për kaosin me pronat dhe konfliktin që solli përplasjen
08/06 21:34
Kosova bëhet e kuqe! Kurti i mund të gjithë! Vjosa Osmani do Presidencën! Lëzisja surprizë
08/06 00:40
Nuk ka fitues me Albin Kurtin! Fjalimi i fitores live! Çfarë do të ndodh me qeverinë e re në Kosovë?
08/06 00:37