Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se asnjë amerikan “nuk është dëmtuar” në incident. “Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.