Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të Covid-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-të. Familjarë, miq, kolegë dhe të afërm të Bledit, së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën një pemë në kodrat e Parkut të Liqenit, si një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin dhe veprën që la pas mjeku i njohur.