Sapo dita fillon te zbardhe, Viktor Kocaj del në det dhe mbledh rrjetat e peshkut te cilat i ka hedhur në det një natë më parë. Kjo është e përditshmja e peshkatarit prej 20 vitesh. Por pasi mbaron peshkimin, 50 vjeçari merret me token ku kultivon prodhimet bio. Viktori thotë se në udhëtimet me varkën e tij shpesh e shoqërojnë delfinët “Ushqehem por dhe kujdesem që çdo ditë e çdo vit te kemi peshk e deti të mos humb gjallesat e tij” Me punën në det dhe tokë ai siguron te ardhurat për familjen e tij.