Për një vit, Europa ka jetuar me frikën e një bllokade energjetike, pasi Vladimir Putin kërcënoi se do të mbyllte “rubinetin e gazit” në kontinent, shkruan The Economist. Tani ky kërcënim është bërë realitet dhe perspektiva e një dimri të ftohtë dhe të errët, duket gjithnjë e më e mundur. Më 5 shtator, Rusia tha se do të mbyllte gazsjellësin Nord Stream për aq kohë sa janë vendosur sanksionet perëndimore, duke bërë që çmimet standarde të gazit, të rriten me 30 pwr qind, ato aktualisht kanë arritur ekuivalentin e rreth 400 dollarëve për një fuçi nafte.