Pas një takimi të Komitetit të Emergjencës “Cobra”, ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond deklaroi se Britania po shikon të gjitha opsionet e mundshme për të mbrojtur pengun britanik të mbajtur nga militantët e IS, që kanë kërcënuar se do t’i presin kokën njësoj si gazetarëve amerikanë.