Deklarimi i kryeministrit për një monument të ri të Pavarësisë ka ngjallur reagime në Vlorë. Deputetët e këtij qarku e shikojnë këtë inisiativë të kryeministrit si një përpjekje për të zhbërë historinë dhe për të anashkaluar Vlorën, si qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë.