Niveli i ujit ka arritur në mbi 1 metër, banorët e lagjes Zadrimë: Në disa shtëpi ka hyrë uji brenda
11/02/2021 12:43

Njësia Administrative e Dajçit është padyshim zona më e dëmtuar nga përmbytjet në Shkodër. Ne lagjen Zadrimë të Dajçit në Shkodër niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër. Banorët thonë se ne disa shtëpi uji ka hyrë brenda. Siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel banorët kalojnë në rrugët e kësaj lagjeje, ku uji arrin deri në brez! Në njësitë administrative të Dajçit dhe Anës së Malit prej më shumë se 1 muaji ka përmbytje. Qindra shtëpi janë të izoluara, teksa niveli i ujit është rritur në 24 orët e fundit. Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë. – 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore). -Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë. -Shtëpi të përmbytura 6 – Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9. -Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç. -Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet. -Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar. -Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. – Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan. -SPZ e zonës në gatishmëri . -Qendrat shendetësore në gatishmëri – Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje. -Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. -Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02