Universitetet çelën sot dyert për vitin e ri akademik 2019-2020, ku Tirana pret edhe numrin më të madh të të rinjve nga i gjithë vendi. Por, kësaj radhe, ky vit akademik i gjen studentët që jetojnë në “Qytetin Studenti” me kushte shumë herë më të mira. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, ka rikonstruktuar godinat rezidenciale dhe u ka dhënë një pamje të re ambienteve të brendshme, në përmbushje të Paktit për Universitetin.