Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna rikonstruksionin e hyrjes veri-lindore të kryeqytetit. Përpos punës për rregullimin e të gjitha fasadave, bashkia po rindërton Rrugën e “Dibrës”, segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio, e cila u shërben mijëra banorëve dhe është një nga portat hyrëse në Tiranë.