Pas anulimit të festimeve të Ditës së Verës edhe Bashkia e Elbasanit ka nisur dezinfektimin e të gjithë mjediseve publike, institucione, transport publik, tregje, parqet dhe këndet e lojërave për fëmijë. Në qendrat ditore të trajtimit ushqimor nuk do të shërbehet ushqim, janë marrë masat që ushqimi të dërgohet në banesa. Ndërkohë qendra e bashkëpunimit ndërfetar shpërndau fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese për menaxhimin e stresin dhe panikut.