Një Qendër për Studimet e Letërsisë Shqipe, e cila do të mbajë emrin “Kadare”, ka marrë jetë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh. Ajo do të funksionojë pranë UET-së nën drejtimin e pedagogut Gilman Bakalli, me synimin për të ngritur një vatër të kritikës letrare.